Ish-ushtari vozit 200km/h në zonën 50km/h nën ndikim të kokainës!
Një ish-ushtar i lartë u ndjek nga policia përderisa po voziste në 200km/h në zonën 50km/h, duke arritur kështu shpejtësinë maksimale në një zonë kufiri.
Simon McHugh po arratisej për arsye të përdorimit të lartë të kokainës. Ai ishte arratisur nga oficerët në Langley Mill. 39 vjeçari ishte tri herë afër vdekjes përgjatë vozitjes, duke kaluar madje në anën e kundër të rrugës duke u munduar kështu që të shpëtonte, transmeton Indeksonline.
Ai përfundimisht humbi kontrollin e Wolkswagen Golf të zi dhe ikjen tentoi ta kryente duke vrapuar. McHugh nuk arriti të shkonte larg pasi u kap nga policët në afërsi. Ai është burgosur tani për një vit pasi u deklarua fajtor për shtim të rrezikut në komunikacion, duke vozitur nën ndikim të drogës.