75 Mall Live Search
23:01 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / Gj Sh

Ish-ylli i Chelseat bëhet bashkëlojtar me dy kosovarët te Cluji

Të gjithë e njohin ish-futbollistin e Chelseas, Kurt Zouma.

Mbrojtësi francez i cili ka fituar dy tituj të Premierligës dhe një Champions League, ka befasuar me skuadrën e re, shkruan IndeksOnline.

30-vjeçari ka vendosur ta vazhdoj karrierën në Rumani, te skuadra e CFR Cluj.

Zouma do të luaj bashkë me dy futbollistët kosovar, Lindon Emërllahu e Mertion Korenica./IndeksOnline/