Ish-ylli i Chelseat dërgohet në spital, pritet t’i japë fund karrierës së tij
Një ish-yll i Chelseat pritet t’i japë fund karrierës së tij.
Bëhet fjalë për brazilianin Oscar, i cili u dërgua në hospital pasi që nuk ndihej mirë.
Testet e mëtutjeshme konstatuan se braziliani kishte probleme në zemër.

Si pasojë Oscar, pritet që t’i japë fund karrierës ku do të fokusohet në rikuperimin e tij.
Braziliani, së fundi ishte pjesë e Sao Paulos ku kishte bërë 21 paraqitje, duke shënuar 2 gola dhe 5 asiste./IndeksOnline/

