75 Mall Live Search
14:25 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Ish-ylli i famshëm i Chelseat shkarkohet nga skuadra e kosovarëve

Florent Malouda ka përfunduar kontratën e tij si trajner në FC Zurich. Por, ai pretendon se nuk është informuar për situatën.

Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Lyon u punësua nga gjigantët zviceranë në shkurt, por që nuk arriti të lë gjurmë.

“FC Zurich dhe Florent Malouda kanë vendosur me marrëveshje të përbashkët për t’i dhënë fund bashkëpunimit të tyre të nisur kohët e fundit”, thuhet në një deklaratë të klubit. Por, nuk ka vonuar përgjigja e Maloudas. “Me të vërtetë nuk e dija këtë .. ” ka thënë francezi.

Pjesë e Zurich janë dy kosovarët, Kryeziu e Kololli./Indeksonline/