Ish-ylli i famshëm i Premierligës në krizë për jetën, po kërkon transplantin e mëlçisë!

Ish-reprezentuesi i Anglisë, Kieron Dyer ka disa muaj që është në pritje të transplantit të mëlçisë.
Ish-futbollisti i Ipswich Town, Newcastle United, West Ham United, Queens Park Rangers dhe Middlesbrough ka thënë se nëse nuk i bëhet transplanti, jeta e tij është në rrezik.

“Nëse nuk do të bëj transplantin, mëlçia ime do të dështojë dhe nuk e di nëse kam shpëtim” ka thënë Dyer.
43 vjeçari vuan nga kolengiti primar sklerozant , sëmundje që shkakton dëmtime të mëdha të mëlçisë.
“E di që varem nga fati i keq i një personi tjetër për të pasur një shans për të jetuar. Por shpresoj që kushdo që të jetë donatori, ta bëjë atë krenar”, u shpreh futbollisti./Indeksonline/