Ish-ylli i futbollit portugez do të jetë drejtor i ri Manchester Cityt

Manchester City do të ketë drejtor të ri sportiv nga sezoni i ardhshëm.
Ish-ylli i madh i futbollit portugez, Hugo Viana do të zëvëndësoi Txiki Begiristain.
Viana ishte në krye të listës së Cityt dhe marrëveshja tashmë është përfunduar.
Viana largohet nga Sporting pasi kishte patur suksese të mëdha në shitjen e lojtarëve te skuadra portugeze.
Viana edhe si futbollist kishte luajtur në Premierligën Angleze duke qenë për 4 vite futbollist i Newcastle United./Indeksonline/