Ish-ylli i Kombëtares Shqiptare emërohet trajner te skuadra e njohur zvicërane

Pas një sezoni si trajner i Grasshoper U21, Burim Kukeli ka marrë drejtimin e skuadrës së parë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi nga Cyrihu.
“Grasshopper Club Zurich ka kënaqësinë të konfirmojë se Burim Kukeli nga U21 do të jetë trajneri i ekipit të parë. Asistenti i mëparshëm, Sero Noka, merr postin e trajnerit të GC U21”, shkruhet faqen zyrtare në Twitter.
Ish-mesfushori i Kombëtares Shqiptare do të jetë trajneri i Amir Abrashit, i cili mban shiritin e kapitenit.
Vendin e tij te Grasshopper U21 e merr një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Sero Nokën, i cili ka qenë ndihmës i tij te Grasshopper U21.