11:43 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ish ylli i Lazios e mposhtë kancerin, mund t’i kthehet futbollit

Ederson Campos, ish lojtari i Lazios dhe Lyon, i cili aktualisht është nën kontratë me Flamengon, ka fituar betejën më të madhe të jetës së tij.

Fantazisti brazilian ka mposhtur një sëmundje të rëndë, tumor në testikuj dhe tashmë ka marrë miratimin nga mjekët për t’u rikthyer gradualisht në fushën e blertë.

32-vjeçari mori lajmin shokues në korrikun e kaluar dhe që atëherë ka pasur mbështetjen e madhe të klubit dhe tifozëve. Ederson tashmë i bashkohet luftëtarëve të tjerë si Abidal, Acerbi dhe Jonas Gutierrez, të cilët kanë fituar gjithashtu një betejë kaq të madhe.