10:15 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ish-ylli i Liverpoolit dhe Chelseat pensionohet nga futbolli

Ish-mesfushori i Anglisë dhe Chelseat, Joe Cole është pensionuar nga futbolli në moshën 37-vjeçare.

Cole, i cili ishte produkt i akademisë të së rinjëve të West Hamit, ka luajtur për klubet si Liverpool, Lille, Aston Villa, Coventry, etj.

Ai gjithashtu e ka përfaqësuar Anglinë në nivel ndërkombëtar, teksa ka shënuar 10 gola në 56 paraqitje, transmeton IndeksOnline.

Image result for joe cole liverpool

”Ka qenë një ëndërr që është bërë realitet. Unë shpresoj se dy dekadat e ardhshme do të jenë speciale sikur 20 vitet e fundit si futbollist profesionist”.

Cole ka debutuar për West Hamin si 17-vjeçar dhe u bë kapiten i skuadrës londineze katër vite më vonë.

Në vitin 2003, ai iu bashkua Chelseat, ku fitoi tre tituj të Premier Leagues dhe dy tituj të FA Cup./IndeksOnline/