Ish-ylli i Liverpoolit emërohet selektor i ri i Uellsit

Përfaqësuesja e Uellsit në futboll është bërë me trajner të ri. Craig Bellamy është emëruar selektor i ri i Uellsit.
Ish-ylli i Liverpoolit dhe disa skuadrave angleze ka marrë besimin e Federatës për të udhëhequr në dy vitet e ardhshme.

Bellamy sezonin e kaluar ishte asistent i Companys te Burnley në Premierligë./Indeksonline/