Ish-ylli i Liverpoolit ia propozon Xhakën Kloppit

Ish-mesfushori i Liverpoolit, Danny Murphy, ka thënë se Granit Xhaka do të ishte superyll te Liverpooli i Jurgen Kloppit.
Sipas Murphyt, Xhaka ka aftësi të mëdha teknike dhe do të përshtatej shumë mirë te Liverpooli.

“Nëse Xhaka do të ishte në skuadrën e Liverpoolit me Hendersonin dhe Fabinhon, ai do të dukej një superlojtar, sepse teknikisht është i mirë.

Ai ka pasime të mira, ka një goditje të shkëlqyer dhe ka aftësi të mira me të majtën e tij të shkëlqyeshme. Ai luan në një ekip që nuk lufton shumë, dhe duket që secili bën gabime”, ka thënë Murphy./Indeksonline/