75 Mall Live Search
12:06 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ish ylli i Liverpoolit ofendon Crvena Zvezden: Lojtarët e tyre janë mjeshtër të gypave

Gjatë ditës së djeshme është hedhur shorti për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, ku do të kemi përballje shumë interesante.

Në këtë fazë, gara do të bëjë edhe skuadra serbe, Crvena Zvezda, që është vendosur në grupin B.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Bayern Munich, Tottenham Hotspur dhe Olympiacos.

Pas shortit ka folur ish ylli i Liverpoolit, Stephen Warnock, i cili nuk ka kursyer kritika për klubin serb.

“Crvena Zvezda është një ekip gjysmë profesionist ku në këtë grup luajnë lojtarë që janë mjeshtër të gypave”, ishin fjalët e Warnock.

Takimin e parë Zvezda do ta luaj në udhëtim tek Bayern Munich dhe do mundohet që të del nga toka gjermane e pa turpëruar.