Ish-ylli i Liverpoolit shkakton kaos në Greqi, policia futet në hotel pasi u përplas me të dashurën

Ish-futbollisti i Anglisë, Andy Carroll, është marrë në pyetje dy herë nga policia greke për një sërë grindjesh me të dashurën e tij, grimeren Lou Teasdale, ndërsa ata ishin me pushime në Mykonos.
Një anëtar i stafit në Nikolus Taverna i tha medias se futbollisti dukej shumë i dehur dhe i zemëruar me partneren e tij.
Vetëm pak orë më vonë, policia u thirr përsëri, këtë herë me kërkesë të stafit të hotelit pas një raportimi për dëmtime në dhomë. Futbollisti u dërgua më pas në stacionin e policisë për t’u marrë në pyetje, por nuk u arrestua dhe as nuk u akuzua.
Incidenti u konfirmua nga një punonjës i hotelit, i cili deklaroi se Carroll kishte thyer derën.
Çifti tha në një deklaratë të përbashkët: “Ndërsa po darkonim privatisht në një restorant gjatë pushimeve paqësore në Mykonos, patëm një debat të nxehtë që shumica e çifteve ndonjëherë e kanë. Shpejt u bë e qartë se policia nuk kishte arsye të ishte atje. Ne dolëm nga restoranti së bashku me policinë sepse ata këmbëngulën të ‘na tregonin veten’. Për sa na përket neve, publiku kurioz e ka ekzagjeruar situatën. Askush nuk është arrestuar, askush nuk është akuzuar për asgjë. Jemi shumë të lumtur, të dashuruar dhe mezi presim të ardhmen tonë së bashku, dhe jemi të zhgënjyer që një mosmarrëveshje private është bërë një çështje publike.”/Indeksonline/