75 Mall Live Search
20:47 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / Gj Sh

Ish-ylli i madh i futbollit evropian, bëhet trajner i Muriqit te Mallorca

Vedat Muriqi është bërë me trajner të ri, pasi skuadra e Mallorcas ka emëruar Martin Demichelis.

Ish-ylli i argjentinës do të drejtoj skuadrën spanjolle, duke e zëvendësuar Jagoba Arrasate, i cili u shkarkua ditë më parë, shkruan IndeksOnline.

Demichelis ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi.

Krejt kjo varet nëse përmbushen objektivat e klubit, ku Mallorca synon të mbetet në elitën e futbollit spanjoll.

Aktualisht skuadra e Mallorcas ka 24 pikë në 25 xhiro, dhe është duke luftuar për mbijetesë./IndeksOnline/