Ish-ylli i Manchester Cityt, pensionohet nga futbolli
Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Fernandinho ka njoftuar tërheqjen nga futbolli.
Braziliani 40-vjeçar pati një karrierë shumë të suksesshme në futbollin evropian dhe me kombëtaren ”Selecao”, shkruan IndeksOnline.
Fernandino e nisi karrieren te skuadra braziliane Athletico-PR, atye edhe ku luajti për herë të fundit.
Lamtumira e Fernandinhos me futbollin profesionist u zhvillua gjatë një ndeshjeje bamirësie të mbajtur në Arena da Baixada në Curitiba të mërkurën.
“Jam tashmë i lodhur. U lodha vetëm duke vrapuar për pak më shumë se 30 minuta sot. Nuk ka asgjë në futboll që më motivon më; kam arritur gjithçka që kam dashur në këtë sport. Kam shfrytëzuar sa më shumë çdo mundësi. Tani, është koha të shijoj jetën me familjen time”, deklaroi Fernandinho.
40-vjeçari kulmin e karrierës e pati te Manchester City, ku qëndroi për nëntë sezone, nga viti 2013 deri në 2022.
Braziliani sa ishte pjesë e cityzens fitoi pesë tituj të Premieligës, gjashtë tituj të Carabao Cup, një FA Cup dhe një titull të Community Shield./IndeksOnline/
Fernandinho calls time on his playing career 🇧🇷
— DAZN Football (@DAZNFootball) November 20, 2025
The Brazilian says he’s reached the point where football no longer fuels him, and now it’s all about family and rest.
A master of his craft, and a City icon 🤩#PremierLeague pic.twitter.com/4pkEQ3R5zg

