20:52 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Ish ylli i NBA: Marihuana më relaksonte, me të vetëm fitoja

“Askush nuk mund të përballoj ndeshjet e njëpasnjëshme në NBA”. Kështu ka pohuar ish-basketbollisti amerikan, Stephen Jackson, i cili ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit.

Basketbollisti ka pohuar se për të mbajtur ritmin e madh të ndeshjeve, ka konsumuar herë pas here marihuanë.

Sportisti 40-vjeçar që ka luajtur për tetë skuadra pohon se marihuana duhet të hiqet nga lista e substancave të ndaluara.

“Po, unë mendoj se ajo duhet të hiqet nga lista e substancave të ndaluara. Pse jo? Unë e kam pirë gjatë gjithë karrierës sime dhe shumë më ka ndihmuar. Asnjë ndeshje nuk e kam humbur. Sërish duhet ra përsëris se ajo nuk më ka ndihmuar edhe aq. Por, kur është fjala për relaksim pas ndeshjes, ishte fantastike”, tha Jackson.

Theksojmë se ish-basketbollisti është paraqitur në 858 ndeshje të ligës më të fortë të basketbollit në botë, ku ka pasur një mesatare prej 15.1 pikë, katër kërcimeve dhe tre asistimeve.

Ai u shpall kampion me San Antonio Spurs në vitin 2003, kur në skuadër ishin edhe Tim Duncan, David Robinson, Manu Ginobili dhe Tony Parker.