75 Mall Live Search
09:39 / E Enjte, 09 Mars 2023 / B O

Ish-ylli i NBA nxjerr armën dhe qëllon në parking, pamje dramatike

Ish-ylli i NBA-së Shawn Kemp qëlloi me armë gjatë për një sherr që i ndodhi në parking. 53-vjeçari Kemp i veshur me një jelek të kuq iu afrua një automjeti dhe drejtoi armën e tij.

Pasi ngriti zërin ndaj një shoferi, ai tërhoqi këmbëzin dhe shkrepi një plumb në drejtim të tij në një qendër tregtare në Washington.

Policia arriti në vendin e ngjarjes dhe arriti të arresoi ish-yllin e Cleveland, Seattle e Orlando Magic.

Kemp para se të arrestohej kishte fshehur armën e tij në një shkurre. Para policisë Kemp ka thënë se ka vepruar kështu për vetmbrojtje./Indeksonline/