Ish-ylli i Premier Leagues merr drejtimin e kësaj skuadre

Ish-lojtari dhe tani trajneri, Gus Poyet do të marrë stolin e kësaj skuadre që nga viti 2025.
Uruguajani, do të bëhet trajner në Korenë e Jugut më saktësisht te skuadra e Jeonbuk Hyundai Motorsit.
Poyet, ka qenë i pa punë që kur u largua nga Greqia në fillim të këtij viti.
Gjatë kohës së tij te Greqia, ishte ballafaquar edhe me përfaqësuesen e Kosovës.
Premier League cult hero makes surprise return to management in South Korea – as he takes his coaching career to a seventh country https://t.co/wYgRthzSA2
— Mail Sport (@MailSport) December 24, 2024
Uruguajani, njihet për karrierën e tij si futbollist ku ka qenë pjesë e Zaragozës, Chelseat e Tottenhamit.
Pas karrierës së tij futbollistike, ka qenë trajner i skuadrave si Brightoni, Sunderlandi, AEK Athens, Real Betisi, Shanghai Shenhua, Bordeaux dhe së fundi në Kombëtaren e Greqisë./IndeksOnline/