75 Mall Live Search
10:45 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / L A

Ish-ylli i YouTubes konfirmon meçin e radhës kundër vëllait të tij

Ish-ylli i YouTube, Jake Paul, ka konfirmuar duelin e tij të radhës kundër vëllait të tij, Logan Paul.

Ata të dytë, prej kohësh kanë qenë viral në rrjet si dy yje të mëdhenj të YouTube, teksa më vonë të dy u angazhuan në boks.

Jake numëron 12 duele, nga të cilat 11 i ka fituar dhe ka humbur vetëm një, atë përballë Tommy Fury.

Nga ana tjetër, Logan ka zhvilluar vetëm tre ndeshje, nga të cilat ka fituar 1, ka humbur 1 dhe në tjetrën është mbyllur barazim, pikërisht kundër Floyd Mayweather Jr. në vitin 2021.

Pas kësaj, Logan vendosi të bashkohej me kompaninë e njohur të wrestling, WWE, ku kishte arritur të fitoj titullin e Shteteve të Bashkuara.

Meçi midis vëllezërve Paul do të mbahet, më 27 mars.