Ish-zëdhënësi i qeverisë merr post të lartë në “Kurti 3”
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Përparim Kryeziun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Arsimit dhe Shkencës.
Gjatë mandatit të kaluar, Përparim Kryeziu ka mbajtur pozitën e zëdhënësit të Qeverisë.
Kryeministri Kurti e uroi z. Kryeziu për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

