Ish-zëvendësministri Nazim Bushi përkrah protestën e OVL-UÇK-së
Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Nazim Bushi ka dal në përkrahje të protestës së OVL-UÇK-së, që do të mbahet me 13 dhjetor në Shkup.
Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se është koha që të tregojmë se uniteti ynë është më i fortë se çdo ndarje politike.
Më tutje ai thotë se mesazhi nga Shkupi ka rëndësi të veçantë për arenën ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Protesta paqësore e organizuar në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së është një moment i rëndësishëm kombëtar, ku zëri ynë i bashkuar ka peshë dhe jehonë.
Është koha të tregojmë se uniteti ynë është më i fortë se çdo ndarje politike. Mesazhi që përcillet nga Shkupi ka rëndësi të veçantë në arenën ndërkombëtare dhe është një mundësi për të dëshmuar se shqiptarët qëndrojnë krah për krah kur preken çështjet e tyre themelore.
Le të jemi të pranishëm, të qetë, dhe të bashkuar./Indeksonline/

