11:26 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ish-Zonja e Parë e Amerikës flet për martesën, thotë se ka raste kur ‘bashkëshortin do ta hedhësh nga dritarja’

Michelle Obama ka thënë se njerëzit duhet të jenë të hapur për marrjen e këshillave për udhëheqjen e martesës.

Ish-Zonja e Parë dhe Barack kërkuan ndihmë profesionale kur karriera e tij politike filloi ta largonte atë nga shtëpia për të shumtën e ditëve.

Madje Michelle, tha se frustrimet e tyre filluan të rriteshin shpesh dhe intesivisht, transmeton Indeksonline.

Duke folur në Festivalin Mbretëror të Qendrës Southbank, ajo tha se ishte e habitur se si njerëzit nuk duan të jenë të hapur për të kërkuar ndihmë.

“Pse është kështu? Çfarë është e gabuar me njerëzit?. Njerëzit marrin këshillim për karrierë, kjo është në rregull, por ju jeni duke u përpjekur të bashkoni dy jetë përgjithmonë dhe kjo është e vështirë nëse nuk ka trajnim për këtë. Njerëzit ju thonë se është dashuria. Por, nuk është vetëm dashuria. Të mbeteni të martuar ju duhet të keni shumë dëshirë dhe shumë kompromis. Po i tregoj këto gjëra pasi shumë njerëz e shohin martesën time si ‘lidhje’”, ka thënë Michelle.

Ajo shtoi se njerëzit duhet të jenë realistë në lidhje me marrëdhëniet, duke bërë shaka se “ka pjesë të kohës, kur ju doni ta shtyeni atë nga dritarja”.

Michelle, tani 54 vjeç, u takua me Barack Obamën kur ishte duke punuar në një firmë ligjore në Sidley& Austin në Çikago.

Për një kohë ishin miq, derisa ajo e lejoi veten të ketë ndjenja për të, pasi ai i kërkoi asaj të kenë një takim.

“Ai ishte elegant, sfidonte stilin, por nuk luajti lojëra. Këto janë cilësi shumë atraktive”, ka shtuar ajo.

Madje në autobiografinë e saj, e që është më e shitura në vitin 2018, ajo flet hapur për dështimet e saj, si dhe nevojën që patën për t’u këshilluar në mënyrë që lidhja e tyre të vazhdonte.

Michelle tutje tha se kishte shumë nevojë për këshillimin e dikujt në mënyrë që të ruante lumturinë./Indeksonline/