75 Mall Live Search
09:30 / E Premte, 30 Janar 2026 / OSH

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut shkon në burg, për shkak të çantës “Chanel”

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut, Kim Keon Hee, u dënua me 20 muaj burgim të mërkurën për pranim ryshfeti. Gjykata e Qarkut Qendror të Seulit e shpalli gruan e ish-presidentit, Yoon Suk Yeol, fajtore për pranimin e disa dhuratave luksoze dhe abuzimin me pozicionin e saj për përfitime personale.

E gjitha filloi me një çantë të firmës, pastaj filluan të shfaqen më shumë çanta dore dhe varëse luksoze, raporton CNN-i. Sipas vendimit, ajo mori ryshfete nga sekti fetar kontrovers Kisha e unifikimit – duke përfshirë një çantë “Chanel” dhe një varëse diamanti “Graff”. Ajo u lirua nga akuzat për marrjen e një çante të dytë “Chanel”.

Si zonjë e parë, Kim shpesh vishte veshje elegante në udhëtimet presidenciale të huaja, gjë që i dha asaj si lëvdata ashtu edhe kritika në Korenë e Jugut. Kjo e dallonte atë nga zonjat e tjera të para të Koresë së Jugut, të cilat tradicionalisht konsideroheshin persona modestë./Indeksonline/