75 Mall Live Search
19:00 / E Diele, 28 Korrik 2024 / G T

“Isha e përgjumshëm në finale”, Distria Krasniqi e argjendtë në Paris: Medaljen ia dedikoi krejt Kosovës

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Krsaniqi u mposht në finalen e madhe nga Diyora Keldiyorova që vjen nga Uzbekistani, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, Krasniqi tha se ndjehet tejet e lumtur me këtë sukses dhe tregon se gjysmëfinalja e lodhi shumë.

“Me rëndësi ka qenë të jem në podium. Kam qenë e fokusuar shumë në gjysmëfinale. Finalen e kam lënë shumë anash. Kam qenë si përgjumshëm në finale. Por prapë mirë, e dyta në olimpiad. Po ndihem shumë e lumtur.

“Jam shumë e lumtur. Shpresoj që Nora nesër bashkohet me mu, si sportistja e vetme e Kosovës me dy medalje në Lojërat Olimpike.

“Medaljen ia dedikoj trajnerit, familjes dhe gjithë Kosovës”, u shpreh Distria Krasniqi

Me këtë fitore, Krasniqi siguron medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” që është e para për Kosovën në këtë vit./Indeksonline/