“Isha në aeroplan kur mësova largimin e Slotit”, Van Dijk: Tani janë gazetarët që marrin lajmin të parët!
Van Dijk tregon se ishte i befasuar kur kishte lexuar lajmet se Arne Slot s’do të jetë më trajner i Liverpoolit.
Mbrojtësi i “The Reds” thotë se këtë e lexoi në rrjetet sociale, në veçanti te gazetari, Fabrizio Romano, shkruan Indeksonline
“Isha në aeroplan të shtunën në mbrëmje, kur e lexova lajmin se Slot s’do jetë më trajner i Liverpoolit.
“Unë as nuk isha i informuar për këtë.
“Tani jemi duke jetuar në një kohë, kur çdo gazetar dëshiron të jetë i pari që jep lajmin. Ata përfitojnë nga kjo. Ky është realiteti”, u shpreh Van Dijk
Kujtojmë se Van Dijk tani është në grup me Kombëtaren e Holandës, që mbrëmë u mposht në miqësore ndaj Algjerisë./Indeksonline/

