11:55 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

“Ishi” juaj vazhdon të ju përcjellë, më së shpeshti përmes Instagramit!

Është e çuditshme ndoshta? Por, a është njëfarë niveli ngushëllues? Ndoshta edhe kjo.

Pothuajse të gjithë njerëzit kërkojnë në rrjetet sociale për ish-të dashurit.

Përderisa Twitter merret më shumë me gazetarët dhe politikanët, Facebook merret më shumë me prindërit dhe familjarët, Instagram dhe Snapchat kanë të bëjnë më shumë me të dashurit.

Jo vetëm që janë bërë pak të tepërta por edhe kanë ndryshuar skenën e takimeve.

Përderisa nuk keni asnjë mënyrë tjetër për të ditur se ku është ex-i juaj, atëherë filloni dhe bëni kërkime në Instagram, ose ata bëjnë të njëjtën gjë dhe ju e dini se ende po u shikojnë storiet e juaja, transmeton Indeksonline.

Në shumë raste edhe pas ndarjes ka momente kur rastësisht apo qëllimisht shkëmbehen pëlqime dhe komente.

Ndoshta e dashura apo i dashuri juaj që ishit bashkë për disa vite ka ndërruar vendin e të jetuarit dhe ju vazhdoni të kontrolli në Instagram për të.

Pra është vërtetuar që shumica e meshkujve dhe femrave, bëjnë kërkime për ex-et në Instagram, në shumë  raste duke u shikuar skoriet.

Pra ju mund të mos flisni kurrë më, por ju të dy e dini se ekziston diku tjetër. Sepse ju vazhdoni të shikoni storiet e njëri-tjetrit./Indeksonline/

Temat: