“Ishim miq shumë të mirë”, Rita e Taika zbulojnë sesi ranë në dashuri me njëri-tjetrin

Rita Ora dhe Taika Waititi kanë folur për fillimet e lidhjes së tyre, pasi vitin e kaluar kurorëzuan dashurinë me martesë.
Këngëtarja ka thënë se ajo dhe aktori kanë qenë miq shumë të mire për rreth tre vite e gjysmë, transmeton Indeksonline.
Çifti u raportua se kishin nisur lidhje dashurie në mars të 2021.
Në një intervistë për Glamour, Rita foli sesi ajo miqësi u shndërrua në lidhje dashurie.
“Unë u ndjeva shumë me fat që ishim miq të mirë për shumë kohë, para se të vendosnim që lidhja të shkoj në tjetër nivel. Në e vlerësojmë njëri-tjetrin. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin dhe jemi të pasionuar, kështu që së bashku, vërtetë shkojmë”, tha ajo.

Ndërsa Taika tha: “Ne filluam të bisedonim për tre vite e gjysmë ishim miq të mirë. Në ishim në marrëdhënie të ndryshme. Më pëlqen fakti që të dy punojmë shumë, të dy kemi punët tona dhe jemi të pavarur”, tha aktori.
Ata raportuan se u martuan në gusht të vitit të kaluar, dy muaj pasi u tha se kishin bërë propozime martesore, por që asnjëri nuk kishin pranuar të komentonin këto lajme./Indeksonline/
