Ishin duke fituar 6-0, dikush nga stoli kërkoi më shumë gola!

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar një fitore të thellë mbrëmë ndaj Southamptonit [9-0].
‘Djajtë e Kuq’ mbetën me një lojtar më shumë në fushë qysh nga minuta e dytë, shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 4-0, kurse në të dytën u shënuan edhe 5 gola tjerë.
"10 minutes to go, MORE GOALS" – United's bench were RUTHLESS tonight…#MUNSOU pic.twitter.com/ar40H9wqVu
— Joe Smith (@JoeSmith93) February 3, 2021
Ishte minuta e 71-të kur Manchesteri fitonte me rezultat të thellë 6-0, por nga stoli dikush thoshte: “Kemi edhe 10 minuta, hajdeni, më shumë gola”.
Sipas mediave në Angli, ishte zëri i trajneri Ole Gunnar Solskjaerit që kërkonte gola edhe pse ishte duke fituar me rezultat të thellë.
Lojtarët e dëgjuan, pasi në këto minuta, Unitedi shënoi edhe 3 herë../IndeksOnline/
