Ishin në formë në Ligën e Parë, Feronikeli’74 ndan rrugët me Dervishollin

Klubi kosovar, Feronikeli’74 ka mbetur pa trajner.
Kjo pasi që trajneri Granit Dervisholli, ka vendosur të largohet nga skuadra nga Drenasi.
Burime të Indeksonline raportojnë se ishte vendim i drejtuesve të Feronikelit, që çuan drejt ndërprerjes së bashkëpunimit mes palëve.
Dervisholli, kishte qenë trajner i Feronikelit’74 në fillim të këtij viti, ku nuk arriti të shpëtonte skuadrën nga rënia në Superligë.
Në Ligën e Parë, ata aktualisht gjenden në pozitën e 4-të ku ka 23 pikë dhe po luftojnë për pozitat që çojnë drejt Superligës./IndeksOnline/