Ishin paraparë të prezantoheshin provat përmes videos, shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt për në ora 13:10
Seanca gjyqësore e paraparë të mbahej të hënën ndaj të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të cilët ngarkohen për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, është shtyrë për në sesionin e pasdites për shkak të problemeve teknike.
Në këtë seancë ishte planifikuar që para trupit gjykues të prezantoheshin provat e rastit përmes videove, por vështirësitë teknike pamundësuan vazhdimin e procesit.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, njoftoi ndërprerjen e seancës së paradites, duke konfirmuar se ajo do të vazhdojë në orën 13:10.
“Për shkak të pengesave teknike seanca e paradites ndërpritet. Dhe e njëjta do të vazhdojë në 13:10”, tha Dermaku.

