Ishte afër Liverpulit vitin e kaluar, Arsenali arrin marrëveshje me mesfushorin spanjoll

Arsenali ka gati nënshkrimin e ri për sezonin e ardhshëm.
”Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje për të nënshkruar Martin Zubimendi nga Real Sociedad, shkruan IndeksOmline.
Mesfushori spanjoll i cili verën e kaluar ishte shumë pranë transferimit te Liverpuli, tashmë do ta vesh fanellën e Arsenalit.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubi londinez shtë gati të paguaj klauzolën e lirimit prej 60 milion euro.
Zubimendi ka rënë dakord të nënshkruajë një marrëveshje afatgjate dhe hapat formalë do të ndjekin së shpejti./IndeksOnline/