75 Mall Live Search
09:57 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / G T

Ishte afër të bëhej bashkëlojtar i Emërllahut edhe Korenicës, mësohet arsyeja pse dështoi transferimi i Hakim Ziyechit te Cluji

Futbollisti i njohur nga Maroko, Hakim Ziyech ishte shumë pranë transferimit në futbollin rumun, pasi tashmë është “lojtar i lirë”.

Ziyech ishte afër marrëveshjes me CFR Clujin, por dështoi në teste mjekësore, shkruan Indeksonline

Pronari i klubit nga Rumnia, Ioan Varga zbulon se ky transferim dështoi për shkak të një lëndimi të ish-lojtarit të Chelseat.

“Ai dështoi. Ai kishte një problem me këmbën e tij të majtë, për të cilën isha i informuar. Ai është një djalë shumë i mirë. Por unë s’mund të rrezikoja shumë para për një lojtar që ka probleme me lëndime”, u shpreh pronari i klubit

Kujtojmë që CFR Cluj tashmë e ka një kampion në skuadër, ai është Kurt Zouma, i cili ka luajtur te Chelsea dhe West Ham Unitedi.

Te Cluji luajnë dy shqiptarë, Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu./Indeksonline/