13:51 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / k.v

Ishte arratisur nga burgu i Lipjanit, kapet sërish në Pejë

Pas një pune operativo-hetimore, nga Njësiti i hetimeve i Stacionit policor në Pejë, është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i arratisuri A.R., i cili ishte në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Policia ka njoftuar se arrestimi i të kërkuarit është bërë të hënën, transmeton IndeksOnline.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor për 24 orë./IndeksOnline/