“Ishte atdhetar i dëshmuar”, Ramush Haradinaj reagon pas vrasjes së policit në Kaçanik

Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së policit Muhamet Lika në Kaçanik. Kreu i AAK-së e ka vlerësuar policin Lika si një atdhetar të dëshmuar.
“Thellësisht i prekur nga lajmi për vrasjen në rrethana të paqarta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, pranë shtëpisë së tij në Kaçanik.
I ndjeri ishte një atdhetar i dëshmuar, i cili qysh si i ri iu bashkua radhëve të UÇK-së për çlirimin e vendit dhe më pas, në liri, i shërbeu me përkushtim Kosovës nën uniformën e policisë. Jeta dhe vepra e tij janë shembull i përkushtimit ndaj atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Lika, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe të gjithë atyre që e njohën. Kërkoj nga institucionet zbardhjen e menjëhershme të këtij rasti dhe sjelljen e autorëve para drejtësisë” shkruan Haradinaj në reagim./Indeksonline/