75 Mall Live Search
10:27 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / B XH

“Ishte burrë shteti”- Homazhet për Fatos Nanos, ish-truproja tregon pengun e ish-kryeministrit shqiptar

Viktor Agolli, ish-truproja i Fatos Nanos kujtoi me respekt figurën e ish-kryeministrit shqiptar, duke theksuar drejtësinë, durimin dhe vizionin e tij për Shqipërinë.

Agolli e përshkroi Nanon si një njeri që “kurrë nuk u hakmor”, edhe pse ndaj tij u kryen veprime politike të padrejta.

“Një njeri që kurrë nuk u hakmor, edhe pse ndaj tij u hakmor politika. Jetën politike nuk ja shkatërroi vetëm Sali Berisha, por edhe bashkëpunëtorët e vet, Servet Pëllumbi, Ilir Meta, Namik Dokle, Luan Hajdaraga e shumë të tjerë. Fatos Nano do mbahet mend për njerëzit e thjeshtë për atë që bëri. E mori në 97 të shkatërruar. Njeriu që ndoqi parimet e veta për një Shqipëri të demokratizuar dhe tolerante. Është ai Fatos Nano që i njohu dorëheqjen dhe nuk e kthye më kurrë në politikë. I mori njerëzit nga rruga dhe i bëri ministra. Kishte miq nga Bill Clinton dhe shumë të tjerë. Ishte burrë shteti”, tha ai per media.

Në fund, Agolli tregoi edhe pengun e  Fatos Nanos: “A kishte peng? Normal, presidenti. Duhet kush nuk e vuri, përvec PD dhe partia e majtë nuk donte që Fatos Nano të ishte president”.