18:09 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / C E

Ishte cak i sulmeve pasi mbrojti Alioskin, Xhaka sqaron gjithçka

Ndeshja në mes të Arsenalit dhe Leeds United ka sjellë polemika të mëdha në mediat angleze.

Në fund të ndeshjes, futbollisti me prejardhje nga Kosova i doli në ndihmë Ezgjan Alioskit, pasi ky i fundit u bë protagonist për ndëshkimin me të kuq të Nicolas Pepe, shkruan Indeksonline.

Xhaka u kritikua shumë pasi që anglezët nuk e kuptuan situatën se si një shtetas zviceran e mbron një shtetas të Maqedonisë së Veriut duke mos e ditur prejardhjen e tyre shqiptare.

Por duket se në kampion e Arsenalit gjithçka është kthyer normalitetit dhe Xhaka me Tierney i kanë sqaruar muhabetet.

“Bashkimi i këmbëve të majta! Asnjë problem këtu”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale duke e bashkëngjitur një fotografi së bashku me shokun e skuadrës. /IndeksOnline/