75 Mall Live Search
14:36 / E Diele, 17 Gusht 2025 / Gj Sh

Ishte cilësuar si pasardhësi i Ronaldos, Andre Silva përfundon te skuadra spanjolle

Kur u transferua në Milan në vitin 2017, Andre Silva shihej si një prej talenteve që do të lejnë gjurmë në futbollin evropian e botëror.

Portugezi madje cilësohej si pasardhësi ideal i Cristiano Ronaldos, shkruan IndeksOnline.

Por 29-vjeçari asnjëherë nuk përmushi këto pritshmëri, duke ndryshuar disa skuadra si Sevilla, Eintracht Frankfurt, Leipzig, Real Sociedad e Werder Bremen.

Silva tashmë është rikthyer përsëri në kampionatin spanjoll, ku skuadra e Elches ka arritur marrëveshje me Leipzigun./IndeksOnline/