14:49 / E Premte, 12 Prill 2024 / k.v

Ishte dënuar me 18-muaj burgim, arrestohet 36-vjeçari në Ferizaj

Sot në mesditë, policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH),  në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar K.B ( M/K) i moshës 36-vjeçar.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të  Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ‘‘Lëndim i lehtë trupor, detyrim në tentativë dhe kansoje” me dënim burgimi prej 18 muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për  bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.  Sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.