75 Mall Live Search
10:43 / E Enjte, 28 Shtator 2023 / k.v

Ishte dënuar me 2 vjet burg, policia e kap 29-vjeçarin e kërkuar në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjykate, i cili ishte në arrati, raporton IndeksOnline.

“Me 27 shtator 2023,  rreth orës 20:00, në Prizren është arrestuar i kërkuari G.H., 29-vjeç, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhëresë. Ai është shoqëruar në stacionin policor në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 2 vite burgim./IndeksOnline/