75 Mall Live Search
10:39 / E Premte, 17 Janar 2025 / k.v

Ishte dënuar me 3 vjet burgim, arrestohet një 22-vjeçar në Prizren

Policia në Prizren, në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim dhe ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore, sot rreth orës 04:00 ka arrestuar të kërkuarin R.XH 22-vjeç, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhërarrest. Ai ishte i kërkuar nga organet e rendit dhe të drejtësisë për veprën penale “tentativë vrasjeje”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej  tre vjetësh burgim.

Drejtoria rajonale e policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së  gjykatave./IndeksOnline/