75 Mall Live Search
11:23 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / MSH1

Ishte dënuar me mbi 3 vjet burgim, vetëdorëzohet në polici i dyshuari nga Prizreni

Pasi policët e Njësitit për realizimin e urdhëresave të policisë në Prizren, duke vepruar sipas një plani taktik-operativ, pa ndërprerë kanë kërkuar personin e shpallur në kërkim sipas tri urdhërarresteve, i dënuari A. Q., mashkull nga Prizreni, dje u vetëdorëzua në Qendrën e Paraburgimit.

Ai ka qenë në kërkim me tri urdhëresa dhe ishte i dënuar gjithsej me 3 vjet e 110 ditë burgim efektiv, me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

I arrestuari është dënuar me 3 vjet e 110 ditë burgim, në tri raste të ndryshme, për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, sipas nenit 267, paragrafi 2 i KPRK-së.