14:30 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Ishte duke fjetur në dhomën e saj, 9 vjeçarja ndërron jetë pasi kafshohet nga një kobër

Një nëntë vjeçare ka vdekur pasi është kafshuar në gisht nga një kobër, përderisa ishte në gjumë.

Prapaëee Prawat ishte duke fjetur në dhomën e gjumit të saj, përderisa kobra ishte nën shtratin e saj në shtëpinë e familjes së saj në Surat Thani të Tajlandës.

Gjyshja e saj, Lung Chu 70 vjeçe kur kishte shkuar për ta zgjuar dhe kishte menduar se nuk donte të zgjohej. Më pas, ajo kishte filluar t’ia vesh edhe një fanellë, në këtë kohë e kishte vërejtur se ajo nuk lëvizte fare, transmeton Indeksonline.

Policia dhe ndihma e shpejtë kishin arritur në vendin e ngjarjes dhe kishin vërejtur fryrjen e gishtit të saj.

Ndërsa, nën shtratin e saj kishin parë edhe kobrën e gjatë prej dy metrash.

Banorët e goditën atë për ngordhje. Ndërsa Prapawee u dërgua në spital për një ekzaminim për të konfirmuar vdekjen e saj./Indeksonline/