75 Mall Live Search
20:38 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Ishte duke punuar, 23- vjeçari bie nga ndërtesa

Derisa ishte duke punuar, një 23 vjeçar ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Dolli” në Prishtinë, përcjell Indeksonline.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënëses Flora Ahmeti, viktima me inicialet M.M është dërguar p[ër trajtim në QKUK derisa me rastin janë duke u marrë njësitet policore.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën  “Robert Doll” në Prishtinë, derisa ishte duke punuar. Personi i lënduar, M.M, mashkull 23 vjeçar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merren njësitet policore  nga Stacioni Qendra”, ka thënë ajo. /Indeksonline/