75 Mall Live Search
09:43 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / MSH

Ishte duke u trajtuar në QKUK, nisin hetimet për vdekjen e një qytetari nga Mitrovica

Një person ka ndërruar jetë në QKUK, ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.

Viktima nga Mitrovica – jugu ndërroi jetë dje rreth orës 05:00, raporton IndeksOnline.

Sipas familjarëve, viktima kishte pësuar lëndime trupore.

Nga policia bëjnë të ditur se, më urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

Rasti i iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” është duke u hetuar nga organet kompetente./IndeksOnline/