17:32 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ishte duke udhëtuar me autobus humb jetën papritur 53-vjeçarja. Detajet nga policia

Një shtetase ka humbur jetën ditën e sotme, në momentin që ishte duke udhëtuar e autobus.

Sipas policisë ajo ishte ulur në serdijle dhe papritur ka humbur ndjenjat.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.12.2017,  rreth orës 15:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Tiranë të re, në autobus një shtetase ka humbur ndjenjat.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku ka rezultuar se :

Në Tiranë të Re, brenda në autobusin e linjës  Tiranë e Re, e ulur në një nga serdiljet e autobusit, shtetasja L.F., 53 vjeçe, banuese në Dibër, ka humbur jetën.

Sipas mjekut  të ambulancës paraprakisht  dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e “arrestit kardiak”

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.