Ishte duke urinuar, Doja Cat për pak e humbi momentin e çmimit në Grammy

Doja Cat i ka ndodhur një gjë e pazakontë gjatë ndarjes së çmimeve ‘Grammy’.
Momenti kur Avril Lavigne thërriste emrin e saj, ajo nuk gjendej aty, transmeton Indeksonline.

Ajo ishte në tualet duke urinuar dhe duke u përpjekur që të mbaronte me kohë, për të mos humbur momentin historik.
“Nuk kam urinuar kurrë më shpejt se sot në jetën time!”- tha reperja kur pasi u ngjit me vrap në skenë.
“Kjo është shumë e rëndësishme. U fokusova aq shumë për të urinuar shpejt! A është përmendur ndonjëherë fjala urinë në Grammy? Mendoj se kjo është hera e parë!“, tha ajo./Indeksonline/
