75 Mall Live Search
09:44 / E Enjte, 22 Janar 2026 / G T

Ishte e përgatitur nga stërvitja, Dominik Szoboszlai për supergolin ndaj Marseille: Bëra detyrat e shtëpisë…!

Skuadra e Liverpoolit mbrëmë shënoi fitore 0:3 ndaj Marseille në ndeshjen e UEFA Champions League.

Goli i parë i shënuar nga Dominik Szoboszlai ishte kryevepër dhe ndoshta më i miri i javës në garat e UEFA-s, shkruan Indeksonline

Mesfushori hungarez realizoi një eurogol nga gjuajtja e lirë.

Pas ndeshjes, Szoboszlai foli pikërisht për këtë gol dhe tha se ishte thjesht detyrë e shtëpisë.

“I bëra detyrat e shtëpisë. Më thanë se nëse s’do ketë lojtar të shtrirë, më duhet të provoja goditjen nën murë. Dhe po, ishte e suksesshme”, u shpreh mesfushori i “The Reds”

Futbollisti hungarez është duke kaluar momente fantastike te Liverpooli gjatë këtij sezoni. Madje shpeshherë ka qenë edhe si mbrojtës i krahut, si një lojtar që i ka luajtur të gjitha pozitat./Indeksonline/