”Ishte e Vështirë”/ Sinner flet pas pezullimit nga Tenisi për doping

Numri një i botës në Tenis, Jannik Sinner ka folur për herë të parë pasi u pezullua për shkak të përdorimit të dopingut.
Tenisti italian gjatë muajit shkurt kishte arritur marrëveshje me Agjencinë Botërore Anti-Doping (WADA), me anë të së cilës ai pranoi një pezullim tre mujor, shkruan IndeksOnline.
Sinner në një intervistë për ”Sky Sports Italia” ka folur për këtë periudh dhe vendimin që ka marrë pasi doli pozitiv për clostebol.
”Gjatë ditëve që më propozuan marrëveshja u ndjeva shumë i qetë. Vendimi për të pranuar pezullimin ishte i shpejtë, megjithëse nuk u pajtova. Në fund zgjodha të keqen më të vogël. Mund të ishte më keq, me një padrejtësi më të madhe . Pas atij vendimi m’u desh një kohë të rizbuloja veten. Jashtë kësaj bisede ndodhën gjëra që nuk ishin të lehta për t’u menaxhuar.
U ndjeva shumë e brishtë pas pezullimit në Doha; pati reagime të papritura. Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk ndjej emocione apo ndjenja, por në jetë mëson dhe vit pas viti e njoh veten më mirë, edhe duke kuptuar vlerën time si person. Nuk ishte e lehtë; në fakt, ishte shumë e vështirë, por njerëzit rreth meje më dhanë forcë të kuptoja se çfarë më dha.”, deklaroi Sinner.
Ai tha se gjatë kësaj kohe ka pushuar dhe të njëjtën kohë është përgatitur për rikthimin e tij.
“Jam shumë mirë, kam pushuar dhe jam i lumtur. Kam bërë shumë gjëra të ndryshme. Natyrisht, nëse do të kisha pasur zgjedhjen, do të kisha luajtur tenis, por jam mirë dhe për momentin nuk mendoj shumë për kët.”, deklaroi Sinner.
Tenisti italian do të rikthehet të luaj gjatë muajit maj, në Masterin e Romës./IndeksOnline/