75 Mall Live Search
17:11 / E Mërkurë, 29 Maj 2024 / Gj. Sh

Ishte ”hero” i Realit në Ligën e Kampionëve, Lunin humb ndeshjen e vitit

Portieri i Real Madridit, Andriy Lunin do të humbasë ndeshjen e vitit, finalen e Ligës së Kampionëve.

Raportohet se ukrainasi me shumë gjasa nuk do të udhëtojë me skuadrën madrilene në Londër. pasi është me grip këtë javë, shkruan IndeksOnline.

Ai mund të mos luaj në finalen ndaj Borusia Dormundit, edhe pse ishte ”heroi” i Real Madridit këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Lunin morri besimin e Ancelottit pas lëndimit të Courtois, derisa shpëtoi skuadrën e tij, duke pritur nëntë gjuajtje në ndeshjen ndaj Leipzigut, derisa priti 10 gjuajtje ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinale e po ashtu priti edhe dy penallti.

Portieri ukrainas bëri gjithsejt 38 pritje në tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon./IndeksOnline/