Ishte heroi i Prishtinës në fundjavë, Baftiu shpallet “Ylli i javës”

Prishtina po vazhdon të ruaj kreun në Superligë.
11-herë kampionët kosovarë, arritën një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj vendit të dytë, Ballkanit me Blend Baftiun që shënoi golin e fitores në minutat e fundit.
Për këtë Baftiu, mori çmimin si “Ylli i javës” të javës së 7 në Superligë.
Baftiu që nga rikthimi i tij te Prishtina këtë verë ka rilindur duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës kryeqytetase./IndeksOnline/